Art&Argëtim

Poston foton me maskë 5 dollarëshe, aktorja e famshme jep mesazh motivues. Angelina Jolie: Kujdesuni për veten

29 Korrik 2020, 15:23 Nga DOSJA
Poston foton me maskë 5 dollarëshe, aktorja e famshme jep mesazh

SHBA-Në periudhën e pandemisë, një nga masat parandaluese për përhapjen e Covid-19, është mbajtja e maskës ku shpesh edhe personazhet publie kanë bërë apel për përdorimin e saj nga gjithë pasi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur ndaj virusit vdekjeprurës, në kohën kur ende nuk ka dal një ilacc për ta luftuar.

Së fundmi dhe aktorja e famshme dhe shume e dashur për publikun, Angelina Jolie, në një postim në rrjetet sociale është shfaqur me një maskë ku dhe ka përcjellur një mesazh për të gjithë njerëzit.

Në foto aktorja shihet e veshur me një fustan, i cili është i shtrenjtë dhe mban veshur dhe një maskë ngjyrë gri e cila kushton vetëm 5 dollarë. Ndërkohë krahas fotos ajo u ka bërë thirrje të gjithve që të kujdesen për veten pasi tashmë kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë nëkëtë periudhë.

“Kujdesuni për veten”.- shkruan Angelina.

Aktorja e famshme e cila ka pushtuar zemrat e mijëra njerëzve nuk shihet shpesh të përdorë veshje apo aksesorë të lirë, por mesa duket kur vjen puna tek shëndeti nuk ka rëndësi çmimi.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz angelina jolie angelina jolie

Sondazh

Poll