Art&Argëtim

Iu infektuan tre ‘shokë’ me COVID, deputetët nuk zënë mend, ngjitur sa më s’ka për të bërë foto. Selami Jenisheri

29 Korrik 2020, 12:58 Nga DOSJA
Iu infektuan tre ‘shokë’ me COVID, deputetët nuk

TIRANË– Sot seanca plenare në Kuvend është zhvilluar me tre persona më pak se zakonisht. Deputetët Elio Hysko, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi kanë munguar pasi janë infektuar nga pandemia e koronavirusit. 

Duke marrë parasysh ambientin e vogël të Kuvendit, mendohej që kolegët e tyre do të sensibilizoheshin duke i respektuar edhe më shumë masat e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por jo! Edhe pse kanë pasur të infektuar mes tyre, deputetët ende nuk e kanë kuptuar se çfarë domethënë distancimi social, duke pozuar pranë njëri-tjetrit për fotografin Agim Rama. 

Ndërkohë që “hall” tjetër ka deputeti Selami Jenisheri, i cili ka ndarë me popullin edhe objektin e tij me fat që nuk e heq nga xhepi. 

Deputeti Selami që çantën dhe krehërin nuk i heq nga dora dhe xhepi,”-shkruan fotografi. Meqë jemi tek pamja e jashtme, sigurisht që me ardhjen e verës, në Kuvend kanë hyrë edhe ngjyrat, të cilat nuk u kanë munguar zonjave. 

Për më tepër shihni fotogalerinë…

(k.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale koronavirusi ne shqiperi seanca plenare 29 korrik 2020 koronavirusi ne shqiperi seanca plenare 29 korrik 2020

Sondazh

Poll