Sport

Futbollisti i Sevillas me koronavirus, humbet ndeshjen me Romën për Europa League

29 Korrik 2020, 16:09 Nga DOSJA
Futbollisti i Sevillas me koronavirus, humbet ndeshjen me Romën për

SPANJË-Një futbollist i Sevillas me Koronavirus. Lajmi e dha vetë klubi andaluz nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku thekson se pjesëtari i ekipit pozitiv me COVID-19 tashmë është karantinuar, pra është i izoluar nga pjesa tjetër e ekipit.

Për arsye të ruajtjes së privatësisë nuk bëhet i ditur emri i futbollistit të skuadrës së parë, i cili nuk do të jetë i pranishëm në përballjen me Romën në Europa League, më 6 gusht.

Në tekstin e shpërndarë nga Sevilla shkruhet se “personi i prekur nga Koronavirusi është asimptomatik dhe në gjendje të mirë shëndetësore dhe i izoluar në banesën e tij. Klubi ka njoftuar autoritetet sportive dhe shëndetësore dhe ka ndërprerë menjëherë stërvitjen derisa të merren të gjitha masat shëndetësore nga strukturat përkatëse.”

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league roma sevilla europa league roma sevilla

Sondazh

Poll