Sport

Zbulohet kushti i Ibrahimovic për të qendruar te Milani, nuk kanë të bëjnë paratë

29 Korrik 2020, 13:31 Nga DOSJA
Zbulohet kushti i Ibrahimovic për të qendruar te Milani, nuk kanë

MILANO- Zlatan Ibrahimovic ka qënë një nga lojtarët që ka kontribuar së tepërmi në rikthimin e rezultateve pozitive te skuadra e Milanit. Për këtë arsye, kuqezinjtë dhe sidomos trajneri Stefano Pioli kërkojnë ta kenë me patjetër në organikë 38-vjeçarin edhe në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, bisedimet mes palëve kanë nisur me Ibrën që kërkon gjashtë milionë euro në sezon, ndërsa klubi kërkon ta ulë pak duke i ofruar më pas disa bonuse. Mirëpo, përsa i përket anës financiare, nuk është objektivi kryesor i sulmuesit.

Suedezi kërkon garancinë që ekipi i sezonit të ardhshëm të jetë i ndërtuar për të dalë kampion, pra konkurrues. Ndërkohë, është edhe kushti që suedezi kërkon të jetë një titullar i skuadrës, por kjo me trajnerin Pioli duket mëse e arritshme, pasi ky i fundit e vlerëson pamasë suedezin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic milan pioli ibrahimovic milan pioli

Sondazh

Poll