Sport

Priti të debutonte me Barcelonën por nuk ndodhi, Manaj drejt divorcit,klubi pret ofertat

29 Korrik 2020, 09:27 Nga DOSJA
Priti të debutonte me Barcelonën por nuk ndodhi, Manaj drejt

SPANJË-Rey Manaj mund ta mbyllë aventurën e tij te Barcelona B. Në muajin janar, sulmuesi shqiptar u transferua nga Albacete për në Katalunjë për 700 mijë euro dhe 2 milionë euro si bonuse në bazë të rendimentit të tij për tri vite e gjysmë kontratë. Por 7 muaj më vonë, burime brenda klubit të Barcelonës bëjnë me dije se ky transferim nuk ishte ashtu siç prisnin.

Lojtari mendoi se mund të bënte hapin e madh për të shkuar te Barcelona A. Diçka e tillë nuk ndodhi dhe tani sulmuesi pritet të largohet për një tjetër skuadër. Në profilin e tij në “Instagram” futbollisti dërgoi një mesazh lamtumire për Barcelonën dhe një përshëndetje për shokët e skuadrës së tij.

 

 

 

Gracias a todos ..??

A post shared by Rey Manaj ?? (@reymanaj97) on

“Faleminderit të gjithëve”, shkruante Manaj, teksa postoi foton me skuadrën Barcelona B pas humbjes së finales për t’u ngjitur në Ligën e Dytë spanjolle.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona rey manaj sulmuesi shqiptar barcelona rey manaj sulmuesi shqiptar

Sondazh

Poll