Sport

Shans i artë për Giacomo Vrionin, mund të vijë debutimi me Juventusin në ndeshjen ndaj Cagliarit

29 Korrik 2020, 11:02 Nga DOSJA
Shans i artë për Giacomo Vrionin, mund të vijë debutimi me

TORINO-Giacomo Vrioni vazhdon të stërvitet me ekipin e parë të Juventusit dhe të grumbullohet në disa ndeshje zyrtare që ekipi bardhezi ka zhvilluar. Ajo që i mungon sulmuesi 21 vjeçar është debutimi me Juventusin. Edhe në ndeshjen ndaj Cagliarit që torinezët do ta luajnë ditën e sotme në orën 21:45, lojtari është i grumbulluar.

Për sulmuesin kjo është hera e pestë që grumbullohet. Vrioni ka qenë prezent në takimet me Bolonjën, Napolin, Milanin dhe Sasuolon. Ndërkohë, sot shpresohet që të jetë hera e duhur për të debutuar me Juventusin, duke qenë se tashmë bardhezinjtë i kanë përmbushur objektivat në kampionat.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus vrioni juventus vrioni

Sondazh

Poll