Sport

Kërkohet nga Liverpool, Bayern Munich ‘lëshon’ Thiago Alcantara-n për 30 mln €

29 Korrik 2020, 14:44 Nga DOSJA
Kërkohet nga Liverpool, Bayern Munich ‘lëshon’ Thiago

GJERMANI- Bayern Munich i ka vendosur çmimin prej 30 milion eurosh mesfushorit Thiago Alcantara për çdo skuadër që do të marrë kartonin e tij.

Sipas mediave ndërkombëtare 29-vjeçarit i është ofruar një kontratë e re nga ekipi kampion i gjermanisë por mesfushori e ka refuzuar me pretendimin se dëshiron një aventurë tjetër larg Bundesligës.

Por për shërbimet e mesfushorit është i interesuar ekipi i Liverpool-it, që me trajner Jurgen Klopp i cili e sheh 29-vjeçarin spanjoll si përforcim cilësor në skuadër.

Por Liverpool në fillim të këtij muaji vendosi një marrëveshje për Alcantara të cilin e vlerësoj me 18 milion euro dhe nuk mund të ofroj më shumë për shkak të gjendjes së pandemisë që ka zbrazur arkat e ekipit.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich liverpool thiago alcantara bayern munich liverpool thiago alcantara

Sondazh

Poll