Politike

Kuvendi miraton ndryshimet në buxhet dhe mbylljen e klubeve të natës gjatë kohës së pandemisë

29 Korrik 2020, 10:51 Nga DOSJA
Kuvendi miraton ndryshimet në buxhet dhe mbylljen e klubeve të

TIRANË– Ditën e sotme Kuvendi ka miratuar me 87 vota pro Aktin Normativ për mbylljen e lokaleve të natës, diskove dhe lounge bareve gjatë kohës së pandemisë, si dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

“Akt Normativ nr. 30, datë 20.07.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar”” ka marrë 87 vota pro, 11 kundër dhe abstenim.”, njofton Kuvendi.

Ndërkohë, janë votuar me 86 vota pro 8 kundër dhe 6 abstenim ndryshimet e buxhetit të vitit 2020, për të cilat ministri Arben Ahmetaj tha sot në seancë plenare se janë mjaft realiste.  Buxheti është ndryshuar për herë të tretë, pasi të gjatë kohës së pandemisë janë ulur ndjeshëm të ardhurat dhe është rritur defiçiti buxhetor.

Rendi i ditës që u miratua nga Kuvend
Projektligji “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Akt Normativ nr. 28, datë 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar”.

Akt Normativ nr. 30, datë 20.07.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743/2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.

Projektligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”.

Projektligji “Për shtetësinë”’.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seancë plenare 29 korrik 2020 seancë plenare 29 korrik 2020

Sondazh

Poll