Bota

Ish-ushtari i UÇK-së: Shtëpia e Thaçit nuk ka derdhur asnjë pikë gjak për Kosovën

28 Korrik 2020, 20:58 Nga DOSJA
Ish-ushtari i UÇK-së: Shtëpia e Thaçit nuk ka derdhur

KOSOVË- Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, në një rrëfim në mediat në Kosovës ka thënë se familja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka derdhur asnjë pik gjak gjatë lufës.

Në një intervistë në emisionin “Presing” në TV, Geci tha se familja e tij po linçohet me të pavërteta rreth luftës. Ai shtoi se ka dhënë shumë për Kosovën dhe nuk ikën kurrë, pavarëissht sulmeve që i janë bërë atij dhe familjes së tij.

Më tej ai ka hedhur akuza kundër familjes së Presidentit Hashim Thaçi, duke u shprehur se s’kanë derdhur gjak në luftë.

Sa anëtarë të familjes i ka pasur Thaci në luftë. Shtëpia e Thacit nuk ka derdhur asnjë pikë gjak për këtë vend. Ka familje të dëshmorëve që për 100 vite luftë me Serbinë kanë humbur mbi 20 meshkuj. Ndoshta edhe më shumë. Ku janë sot ata? Thaci kishte të drejtë të thotë në gjykatë se Glauk Konjufca dhe Albin Kurti janë prapa organizatës “Syri i Popullit”. Pse nuk kam të drejtë unë të kërkojë drejtësi për të vrarët?”, u shpreh ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gani geci hashim thaci krimet serbe ne kosove gani geci hashim thaci krimet serbe ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2020, 20:09

KOSOVË -Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas rritjes së numrit të të infektuarve. Sipas vendimeve të ma...