Aktualitet

Gazetarja Xharra: Erdogan ndërton xhami në Kosovë, kurse në Serbi çon biznesmenë

28 Korrik 2020, 20:24 Nga DOSJA
Gazetarja Xharra: Erdogan ndërton xhami në Kosovë, kurse në

TIRANË- Nga SHBA në lidhje skype me ‘A-Show’ me gazetarin Adi Krasta, gazetarja Albana Xhara ka komentuar gjendjen ku ndodhet sot Kosova në raport me veten dhe ndërkombëtarët, por edhe te ndikimi që po ka Turqia e Erdoganit te disa shqiptarë ku po ndikon me ndërtimin e xhamive si në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ka një zhgënjim të madh nga mbështetësit tanë perëndimore. Kjo vihet re edhe në bisedat me ta, thonë çfarë ndodhi me shqiptarët. Çfarë ndodhi që u kthyen te ndikimi nga Turqia dhe Erdogani. Mendoni, Erdogani jep 40 milion euro për xhaminë më të madhe në Prishtinë. Por këto shënohen në raporte ku merren vendimet për Kosovën.

Kundërshtimi ynë nuk ka të bëjë me fenë islame, por me ndikimin e Erdoganit. Ka të bëjë me faktin që ka shqiptarë që po bashkëpunojnë me Erdoganin kundër interesave të perëndimorëve. Qëllimi i Erdoganit është kthimi i ndikimit të tij në Ballkan duke revokuar Perandorinë Otomane.

Unë jam kundër ndërtimit të xhamisë në Prishtinë nga Erdogani me paratë e Erdoganit, sepse ky Erdogan dërgon qindra biznesmenë në Serbi, ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri ndërton xhami. Nëse shqiptarët janë të gatshëm t’i kthejnë shpinën Perëndimit, le ta bëjnë, por dëmet janë të mëdha“, tha Xharra.

(Marrë nga Syri)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana xhara reccep tayyip erdogan xhamia ne kosove albana xhara reccep tayyip erdogan xhamia ne kosove

Sondazh

Poll