Bota

Përçahen partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ASH dhe Alternativa marshim kundër BDI-së: Ka vjedhur zgjedhjet

27 Korrik 2020, 20:42 Nga DOSJA
Përçahen partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut,

MAQEDONI E VERIUT- Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë zhvilluar sot një marshim protestë në Shkup kundër Bashkimit Demokratik për Integrim. Sipas organizatorëve, marshimi i tyre është bërë kundër BDI-së, pasi e akuzojnë partinë e Ali Ahmetit për vjedhje të votave.

Sipas mediave vendase, grupi i qytetarëve filloi marshimi nga parku i Çairit, duke vijuar drejt Qeverisë, Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe zyrës së BE-së. Protestuesit kanë përcjellë mesazhet për “demokraci”, “stop vjedhjes së votave” si dhe thirrje të tjera.

Nga ky koalicion thonë se nuk njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkojnë rinumërimin e votave. Ata hedhin dyshime kryesisht për rregullshmërinë e votimeve në Kërçovë, Pllasnicë dhe Dollnen, dhe dërguan ankesa edhe në KSHZ.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleanca per shqiptaret alternativa bashkimi demokratik per integrim zgjedhjet në maqedoninë e virut aleanca per shqiptaret alternativa bashkimi demokratik per integrim zgjedhjet në maqedoninë e virut

Sondazh

Poll

Bota 27 Korrik 2020, 18:21

BRITANI- kryeminstri britanik Boris Johson  mëngjesin e ditës së sotme në një postim në rrjetin e tij social ka treguar se pasi është shëruar nga Covid-19 ka rë...