Bota

Ishte kthyer nga Shqipëria, gruaja infekton me koronavirus burrin italian dhe djalin e mitur, e gjithë familja futet në izoli

27 Korrik 2020, 20:27 Nga DOSJA
Ishte kthyer nga Shqipëria, gruaja infekton me koronavirus burrin italian

ITALI-Një familje në Itali është infektuar me koronavirusi , duke e kthyer atë në një mini vatër infeksioni në Luca të Italisë. Mediat italiane kanë bërë të ditur se burri dhe djali janë infektuar nga gruaja e cila ishte kthyer nga Shqipëria. Mediat shtojnë se tashmë e gjithë familja është izoluar.

Në lidhje me këtë rast, është aktivizuar një grup mbikqyrësish. Bëhet fjalë për një grup multidisiplinar që ka për detyrë të ndërhyjë në kohën e duhur për vatrat e reja, sipas skemës: provë, trajtim, gjurmë. Ajo është e përbërë nga operatorë nga struktura e shëndetit publik dhe higjenës, kujdesit parësor, shërbimeve sociale, infermierisë dhe spítalit

Ndërkohë autoritetet përgjigjëse në Luka të Italisë po kryejnë veprime monitorimi dhe kontrolle të kontakteve të afërta dhe po bëjnë të gjitha veprimet e nevojshme për të ngushtuar rrethin e kontakteve në mënyrë që të minimizojnë përhapjen e infeksionit.

Burimi; .lanazione.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gruaja infekton djalin dhe burrin koronavirusi ne itali gruaja infekton djalin dhe burrin koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 27 Korrik 2020, 18:21

BRITANI- kryeminstri britanik Boris Johson  mëngjesin e ditës së sotme në një postim në rrjetin e tij social ka treguar se pasi është shëruar nga Covid-19 ka rë...