Aktualitet

Refuzoi padinë për zgjedhjet e 30 qershorit, Gjykata e Lezhës thirrje prokurorisë për nisjen e hetimeve

27 Korrik 2020, 11:48 Nga DOSJA
Refuzoi padinë për zgjedhjet e 30 qershorit, Gjykata e Lezhës

LEZHË – Gjykata e Lezhës, pas ankimimit të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet, ka shfuqizuar vendimin e prokurorisë, duke e detyruar që të regjistrojë procedimin penal për zgjedhjet e 30 qershorit. Partia Demokratike e Lezhës, ka inkurajuar Prokurorinë, që të jetë e paanshme dhe të kryejë një proces të drejtë dhe të plotë.

Sipas sekretares së PD, Alfrida Marku, kushdo që cënon proceset zgjedhore, duhet të mbajë përgjegjësi, pasi vetëm në këtë mënyrë kthehet besimi tek qytetarët. Më tej në reagimin e degës së PD në Lezhë, thuhet se për vijimësinë e këtij procesi, do të mbahen të informuar Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përfaqësitë diplomatike të BE dhe SHBA.

Më 18 korrik të 2019-ës, Partia Demokratike, çoi në gjykatë procesin zgjedhor të 30 qershorit. Sipas PD, zgjedhjet ishin të manipuluar. Pak javë më parë, PD ngriti padi, pasi prokuroria vendosi që të mos e hetojë çështjen.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dega e pd lezhe procedimi penal per zgjedhet e 30 qershorit dega e pd lezhe procedimi penal per zgjedhet e 30 qershorit

Sondazh

Poll