Sport

FOTO/Mauro Icardi “vrasësi” i Interit, argjentinasi acaron tifozët zikaltër, pëlqen postimin e Bonuccit

27 Korrik 2020, 10:42 Nga DOSJA
FOTO/Mauro Icardi “vrasësi” i Interit, argjentinasi acaron

ITALI-Juventus vazhdon dominimin në Itali duke fituar titullin e 9-të rradhazi. Rrjetet sociale marrin vëmendje të lartë duke qenë se futbollistët postojnë foto ose video gjatë festës së tyre. Kështu ka vepruar edhe Leonardo Bonucci.

“Për tifozët tonë, për ata që kërkonin play-off, për ata që besonin se mund të fitonin në vendin tonë, për ata që kritikuan dhe për ata që nuk besonin. Titulli im më i bukur”, shprehet Bonucci, duke “thumbuar” jo pak kundërshtarët e kampionatit si Interi dhe Lacio të cilët besonin se mund të thyenin hegjomoninë e torinezëve.

Ndërkohë, për ta bërë edhe më kumbues këtë postim ka menduar Mauro Ikardi. Ish-sulmuesi i Interit i ka dhënë një “like” postimit të Bonuccit

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bonucci icardi inter juventus bonucci icardi inter juventus

Sondazh

Poll