Sport

Shiti Uzunin te Ferencvarosh, Lokomotiva e Zagrebit e “dashuruar” pas shqiptarëve, tani do lojtarin e…

27 Korrik 2020, 10:26 Nga DOSJA
Shiti Uzunin te Ferencvarosh, Lokomotiva e Zagrebit e “dashuruar”

KROACI– Lokomotiva e Zagrebit vazhdon të hedhë “grepat” në Shqipëri. Ekipi ku luajnë 5 futbollistë me origjinë shqiptare, tani do shërbimet e Sherif Kallakut që luan te Teuta. Burime të sigurta konfirmojnë se drejteusit e klubit nga kryeqyteti i Kroacisë kanë nisur zyrtarisht bisedimet me presidencën e Teutës për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.

Kallaku ka realizuar 14 gola në kampionat dhe 2 në Kupën e Shqipërisë. Klubit kroat i ka ecur mbarë me shqiptarët dhe pasi shiti kartonin e Myrto Uzunit tek Ferencvaros për 1.8 mln euro plus bonuse teksa më herët përfitoi 2 mln euro për transferimin e Lirim Kastratit tek Dinamo Zagreb, kërkon që të njëjtën rrugë të ndjekë edhe me Kallakun.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kallaku lokomotiva zagreb teuta uzuni kallaku lokomotiva zagreb teuta uzuni

Sondazh

Poll