Politike

Vala e dytë e COVID-19? Basha i bën propozimin qeverisë: Merrni masat! Siguroni vaksinimin kundër gripit, falas për të gji

26 Korrik 2020, 16:47 Nga DOSJA
Vala e dytë e COVID-19? Basha i bën propozimin qeverisë: Merrni

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë propozimin e radhës ndaj qeverisë për t’u përgatitur për një valë të dytë të pandemisë së koronavirusit. Kreu i PD-së propozon që qeveria të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë, duke i bërë shqiptarët më të mbrojtur nga virozat e stinës. Madje, sipas Bashës, bërja e vaksinës, do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor edhe për ta përballuar pandeminë COVID-19.

“Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve!,”-shkruan ndër të tjera Basha. 

Deri më tani nuk ka asnjë provë shkencore që koronavirusi do të rikthehet më i rrezikshëm në vjeshtë por pritet një valë e dytë infektimi kjo edhe me nisjen e të sëmurëve nga gripi sezonal. 

POSTIMI I PLOTË:

Me një situatë pandemie që fatkeqësisht rëndohet përditë, ne duhet të marrim të gjitha masat e duhura për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetësor dhe mjekët dhe infermierët që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin. Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtjes së maskës dhe higjenës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19. Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha propozimi i bashes per vaksinen koronavirusi ne shqiperi lulzim basha propozimi i bashes per vaksinen

Sondazh

Poll