Bota

Ç’po kurdis Vladimir Putin?! Presidenti: Marina ruse do të pajiset me armë bërthamore hipersonike

26 Korrik 2020, 18:46 Nga DOSJA
Ç’po kurdis Vladimir Putin?! Presidenti: Marina ruse do të

RUSI-Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar ditën e sotme se marina ruse do të armatoset me armë hipersonike bërthamore dhe dronë bërthamorë nënujorë.

Në fjalën e tij në Shën Petersburg në paradën vjetore të marinës, Putini tha se aftësitë e marinës ruse po rriten dhe se duhet të shtonin në arsenalin e tyre edhe 40 anije të reja. Ai nuk specifikoi se kur do të merreshin armët e reja hipersonike, por tha vetëm se dita po afrohej.

‘Përvetësimi i teknologjive dixhitale të përparuara që nuk kanë shoq në botë, përfshi sistemet e goditjes hipersonike dhe dronët nënujorë, do t’i japin flotës avantazhe të veçanta dhe aftësi të shtuara luftarake’, tha presidenti rus.

Kombinimi i shpejtësisë, manovrimit dhe lartësisë së raketave hipersonike, të afta për të udhëtuar më shumë se pesë herë shpejtësia e zërit, i bën ato të vështira për t’u ndjekur dhe përgjuar.

Kujtojmë se Putini vitin e kaluar kërcënoi të vendosë raketa hipersonike në anije dhe nëndetëse që mund të zënë pritë pranë ujërave territoriale të Shteteve të Bashkuara, nëse Amerika do të vendoste armë bërthamore me rreze të mesme veprimi në Evropë.

Deri më tani Uashingtoni nuk ka ndërmarrë hapa të tilla në Evropë, por Moska është se një skenar i tillë mund të ndodhë.

Burimi: .reuters.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rusi vladimir putin rusi vladimir putin

Sondazh

Poll