Bota

A do të ketë një shpërthim tjetër koronavirusi? Ekspertët turq ngrenë alarmin për rrezikun, pritet “boom” in

26 Korrik 2020, 18:03 Nga DOSJA
A do të ketë një shpërthim tjetër koronavirusi?

TURQI- E premtja shënon festën e Kurban Bajramit, e cila festohet nga qindra miliona myslimanë në të gjithë botën.

Por festa ka nisur që të shtojë shqetësimet e ekspertëve të shëndetësisë në Turqi pasi me rastin e pushimit parashikohet që shumica e qytetarëve të shkojnë në vendin e tyre të lindjes për të vizituar të afërmit.

Është pikërisht kjo lëvizje të cilës i druhen autoritetet në një kohë kur vendi kishte shënuar rënie të infeksioneve nga pandemia e COVID-19.

Për të shmangur të gjitha “surprizat” me shifrat, u propozua një shtetrrethim vetëm për ditën e Bajramit, por propozimi u hodh poshtë nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Deri më tani, edhe pse Bajrami po afrohet qeveria nuk ka shpallur asnjë vendim për masat kufizuese. Kështu, miliona njerëz pritet të mblidhen në aeroporte, stacione autobusësh.

Më pas po këta njerëz do të shkojnë të takojnë të afërmit e tyre duke krijuar një ambient ideal për të shpërndarë koronavirusin.

Burimi: dailysabah.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne turqi koronavirusi ne turqi

Sondazh

Poll