Bota

Rekord infeksionesh në Florida/ Në 24 orët e fundit regjistrohen mbi 9.000 raste me koronavirus

26 Korrik 2020, 18:34 Nga DOSJA
Rekord infeksionesh në Florida/ Në 24 orët e fundit regjistrohen

FLORIDA– Florida ka raportuar 9.225 raste të reja të Covid-19 dhe 77 viktima në 24 orët e fundit për shkak të Covid-19.

Kjo shënon ditën e 23-të të këtij muaji që shteti ka raportuar më shumë se 9,000 raste të reja në një ditë të vetme. Me rritjen e rasteve të ditës së sotme numri në total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 418.844 persona , ndërsa i të vdekurve 5.854.

Me këto shifra, Florida ka kaluar edhe New York duke u bërë vendi me numrin më të lartë të rasteve të prekura nga koronavirusi. 

Kujtojmë se pak ditë më parë guvernatori i Floridas Ron DeSantis është shprehur se shkollat do të rihapen në gusht ashtu siç është vendosur.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne florida koronavirusi ne florida

Sondazh

Poll