Bota

Ndikon për keq tek të prekurit nga COVID/ ​Johnson përgatit planin për të luftuar mbipeshën, i dedikon fondin prej 10 mi

26 Korrik 2020, 17:02 Nga DOSJA
Ndikon për keq tek të prekurit nga COVID/ ​Johnson përgatit

BRITANI- Kryeministri britanik Boris Johnson do të paraqesë të hënën një plan për të luftuar obezitetin në Britani pasi mbipesha është një faktor që rëndon në shëndetin e njerëve që janë të prekur me Covid-19.

“COVID-19 na ka kujtuar rreziqet e menjëhershme dhe afatgjata të mbipeshës. Ne do t’u kërkojmë qytetarëve të përfitojnë nga ky moment për të bërë një kthesë në jetën e tyre dhe të marrin masa të thjeshta për të humbur peshë, të jetojnë më të shëndetshëm dhe të reduktojnë presionin mbi NHS (shërbimi i shëndetit publik britanik),”- deklaroi zëdhënësi i qeverisë.

Sipas mediave të huaja, për planin do të financohen 10 milionë funte dhe parashikohet që të ndihmohen 35 milionë persona që vuajnë nga mbipesha.

Mes masave do të bëjë pjesë edhe ndalimi i reklamave për ushqimin në internet dhe detyrimin që restorantet të vendosin numrin e kalorive krahas çdo gjëje që shërbejnë. 

Burimi:france24.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson lufta kunder mbipeshes shba boris johnson lufta kunder mbipeshes shba

Sondazh

Poll