Bota

Pas 40 ditësh i karantinuar i ati doli negativ nga Covid-19, sopranoja nga Kosova preket edhe vetë nga pandemia: S’kam s

26 Korrik 2020, 17:20 Nga DOSJA
Pas 40 ditësh i karantinuar i ati doli negativ nga Covid-19, sopranoja nga

KOSOVË- Sopranoja Arta Jashari është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale, vetëm pak ditë pasi i ati u shërua nga pandemia e COVID-19, nga e cila u izolua për 40 ditë. Por lajmi i mirë i shërimit të të atit të saj, është shoqëruar nga ai i infektimit të Artës.

Pasi mori vesh lajmin për të atin, sopranoja nuk ngurroi që të ndante detaje me ndjekësit e saj, të cilët i përditësonte për 40 ditë rresht.

“Pas thuajse 40 ditësh lufte me Covid-19, babi im me 4 stenda, diabet dhe tension rezultoi NEGATIV dhe më në fund u përqafuam pa veshje kosmonauti. Është një moment tepër i prekshëm për ne dhe ju falenderoj të gjithëve që më keni qëndruar pranë mua e familjes sime. Zoti iu shpërbleftë!,”-shkruante ajo.

Por vetëm pak orë më vonë do të lajmërohej vetë nga autoritetet vendase që edhe ajo ishte e infektuar. Sërish Arta e bëri të ditur lajmin, duke shtuar se nuk kishte simpoma të pandemisë.

“Të dashur miq , duke qenë se jam munduar të mbroj mamin tim nga infektimi dhe e kam larguar atë nga shtëpia tash e 1 muaj, meqënqse nuk do t’ia kisha dalë të kujdesem njëherazi për dy- sepse jam vetë me prindërit e mi – kam bërë testin dhe sapo më informuan që kam rezultuar POZITIV me Covid-19. Nuk kam simptoma, vetëm shqetësim … Desha të jem korrekte dhe të bëj publike këtë informatë. Po shpresoj që s’ka me pas nevojë tani babi që të kujdeset për mua.”

Deri më tani, që nga rastet e para të infektuara me COVID-19, Kosova shënon 7137 qytetarë të prekur dhe 177 viktima.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni sopranoja arta jashari sopranoja me covid-19 sopranoja arta jashari sopranoja me covid-19

Sondazh

Poll