Aktualitet

Përfundon fundjava në bregdet! Pushuesit kthehen në Kosovë, trafik i paparë në Morinë, ja shkak

26 Korrik 2020, 18:36 Nga DOSJA
Përfundon fundjava në bregdet! Pushuesit kthehen në Kosovë,

MORINË– Kthimi i shtetasve nga Kosova, pas kalimit të fundjavës në Shqipëri ka shtuar radhët në doganën e Morinës.

Në pikën kufitare ka radhë kilometrike pasi pala e Kosovës po i mat çdo personi temperaturën, një prej simptomave të pandemisë së koronavirusit. Për shkak të radhës kilometrike ka bërë që udhëtarët të presin me orë të tëra në kufi.

Edhe këtë verë pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar. Çdo të premte në pikën kufitare të Morinës ka radhë në hyrje të vendit ndërsa të dielën në dalje. Deri më tani vlerësohet se në vendin tonë kanë hyrë mbi 15 mijë qytetarë nga Kosova. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e morines pushuesit nga kosova dogana e morines pushuesit nga kosova

Sondazh

Poll