Aktualitet

‘Ana e mamasë vjen nga Shqipëria’/ Ndahet nga jeta legjenda e televizionit amerikan me origjinë shqiptare

26 Korrik 2020, 15:56 Nga DOSJA
‘Ana e mamasë vjen nga Shqipëria’/ Ndahet nga jeta

SHBA– Regis Philbin, personaliteti i njohur i televizionit amerikan me origjinë shqiptare është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur familja e tij, e cila ka njoftuar se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrore në moshën 88-vjeçare.

Ai do të mbahet mend për programin “Kush dëshiron të bëhet milioner”, i cili për një periudhë të shkurtër u bë spektakli më i shikuar i Amerikës. Në vitin 2010, Regis Philbin shpalli publikisht se origjina e tij ishte shqiptare në një bisedë në studio me artisten Kara Dioguardi, e cila gjithashtu vjen nga një familje arbëreshe.

“Nga ana e nënës sime, ata e kanë origjinën në Shqipëri. U detyruan të largohen nga vendi, kaluan Adriatikun për në Itali dhe u vendosën në një fshat të vogël malor të quajtur Greçi. Kjo ka ndodhur shekuj më parë,” –tha Philbin.

Ai tregoi për shikuesit një pemë gjenealogjike, ku edhe dilnin rrënjët arbëreshe të familjes së tij, e cila u zhvendos në fshatin e Italisë shekuj më parë. Philbin është fitues i çmimit të karrierës “Emmy” dhe mbante rekordin botëror Guinness për numrin më të madh të orëve përpara kamerës.

Burimi:.nbcnews.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet regis philbin regis philbin

Sondazh

Poll