Aktualitet

Rritet numri i viktimave në plazhet shqiptare, mbytet një 12-vjeçar në Tale të Lezhës

26 Korrik 2020, 14:54 Nga DOSJA
Rritet numri i viktimave në plazhet shqiptare, mbytet një

LEZHË – Një tjetër person ka humbur jetë në plazhet shqiptare. Një 12-vjeçar është mbytur në plazhin e Tales.

Mësohet se i mituri banonte në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës. Grupi hetimor ndërkohë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më  datë 26.07.2020, në Tale, Lezhë është mbytur në det i mituri 12 vjeç,  banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më herët është mbytur një i moshuar në plazhin e Vlorës dhe gjatë muajit korrik humbi jetën një tjetër pushuese në Shëngjin. Ndërkohë  gjatë qershorit kanë humbur jetën edhe 4 pushues të tjerë në Durrës, Shëngjin dhe te Shkëmbi i Kavajës. Ashtu si vitet e tjera edhe gjatë 2020-ës mungojnë rojet bregdetare në plazhet e Shqipërisë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbytet i mituri ne lezhe mbytet i mituri ne lezhe

Sondazh

Poll