Aktualitet

Pushuesit kthehen nga plazhet, radhë të gjata trafiku nga bregdeti drejt Tiranës dhe Morinës, policia apel për shoferët: M

26 Korrik 2020, 14:58 Nga DOSJA
Pushuesit kthehen nga plazhet, radhë të gjata trafiku nga bregdeti

TIRANË-Shumë shqiptarë, por edhe shtetas të Kosovës  kanë vendosur ta kalojnë fundjavën në bregdet. Për pasojë është rritur fluksi i makinave nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe pikës kufitare të Morinës.

Policia njofton se ka pasur fluks të shtuar nga Shëngjini dhe Talja si dhe te kryqzimi i Shëngjinit. Po e njëjta situatë paraqitet nga Himara, Radhima e deri në dalje të Vlorës, si dhe nga Gjiri i Lalzit drejt Maminasit.

Blutë bëjnë thirrje për shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos bëjnë manovra të gabuara.

Postimi i policisë

Ka disa minuta që fluksi në kthim ka filluar të shtohet në akset bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës. Ka filluar të shtohet fluksi i daljes nga Shëngjini dhe Talja. Ngarkesë te kryqëzimi i Shëngjinit. Po kështu nga Himara, Radhima e deri në dalje të Vlorës. Nga Gjiri i Lalzit deri në Maminas ka filluar të shtohet. Tek rruga dytësore në plepa ka fluks të shtuar në dalje, por trafiku është i rrjedhshëm, pa bllokime. Tek mbikalimi dhe nënkalimi, në Maminas, ka fluks të shtuar në dalje, por është i rrjedhshëm dhe pa probleme. Në rrethrrotullimin e Bradasheshit Elbasan trafiku është normal, s’ka fluks. Hyrja në Tiranë në këto momente ka fluks në rritje. Deri tani s’ka bllokime, s’ka ndalesa, lëvizja e rrjedhshme. Policia Rrugore është shtrirë në të gjitha këto akse, me shërbime të shtuara, duke bashkëpunuar e bashkërenduar me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat. Në akset kryesore rrugore aktualisht vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me 6 radarë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara. Gjithashtu, Policia Rrugore ka marrë masa duke kombinuar shërbimet edhe me shërbime civile që aktualisht janë në patrullim në akset ku ka fluks të madh lëvizjeje, për të parandaluar parakalimet e bllokimet e rrugëve dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që kryejnë këto shkelje. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos kryejnë manovra në rrugë apo parakalime të gabuara duke u bërë shkak për bllokim të trafikut apo burim aksidenti. Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të presin në radhë në rast bllokimi të trafikut.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet trafiku ne zonat bregdetare trafiku ne zonat bregdetare

Sondazh

Poll