Aktualitet

‘Vetëm nuk ia dalim dot’/ Mjeku i QSUT i kërkon ‘ndihmë’ qytetarëve: Na ndihmoni t’a mundim këtë virus

26 Korrik 2020, 17:29 Nga DOSJA
‘Vetëm nuk ia dalim dot’/ Mjeku i QSUT i kërkon

TIRANË– Mjeku i O.R.L . në QSUT, Klevis Thomai ka shpërndarë nëj mesazh sensibilizues lidhur mënyrat e parandalimit të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Në video-mesazhin e tij, të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, mjeku i ka bërë thirrje të gjithëve që të mbajnë maska dhe të respektojnë masat e sigurisë në mënyrë që të mundim pandeminë dhe të vijojmë jetën si më parë. 

Përshëndetje! Jam Kevis Thomai mjeku O.R.L, në QSUT, dhe gjej momentin për t’iu dhënë me një mesazh sensibilizues mjaft të rëndësishëm.Sepse bota po përballet aktualisht me një virus mjaft të rrezikshëm dhe vdekjeprurës. Është koha të tregohemi të përgjegjshëm për vete dhe të dashurit. Na ndihmoni ta mundim këtë virus. Vetëm ne mjekët, infermierët, spitalet nuk ia dalim dot. Ky është virus që mundet nga të gjithë bashkë neve. Është koha të respektojmë distancimin social, të mbajmë maskën, barriera prej tekstili, të ruajmë distancën. Të ruajmë distancën të gjithë. Një person mund të ruaje veten, por është e kotë nëse nuk e bëjnë të tjerët. Lufto virusin me të gjithë ne që të kthehemi sa më shpejt në normalitet dhe të takojmë njerëzit e dashur dhe ti kemi aty. Ju lutem mbani maskat dhe ruani distancën, kështu do të fitojmë të gjithë,”-tha mjeku në mesazhin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, sot janë shënuar 126 të infektuar në të gjithë Shqipërinë, ndërsa gjithsej janë 138 viktima.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klevis thomai koronavirusi ne shqiperi klevis thomai koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll