4 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, ‘nami’ me infektime, 126 raste pozitive. 7 pacientë të intubuar
26 Korrik 2020, 14:17Nga DOSJA
TIRANË- 4 të vdekur dhe 126 raste të reja nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin zyrtar të të dhënave nga COVID-19 ka bërë me dije se viktimat ishin të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë: një 51-vjeçar nga Dibra, një 62-vjeçare nga Tirana, një 68-vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga kryeqyteti, më sëmundje bashkëshoqëruese. Aktualisht, në dy spitalet COVID-19 janë shtruar 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Nga 504 testime të bëra, kanë rezultuar pozitivë 126 persona. Harta e të infektuarve është shpërndarë: 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë. Ndërsa ditën e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 2682 totalin.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 126 raste të reja, 4 humbje jete dhe 45 të shëruar në 24 orët e fundit
Dr. Rovena Daja Instituti i Shëndetit Publik
Që në fillim të këtij komunikimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të rinjve: Tregoni kujdes ju të parët duke vendosur maskën. Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe shokët tuaj. Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur. Respektoni distancen dhe kujdesuni për higjienën personale dhe kolektive. Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, dhe kur keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojme per situaten epidemiologjike ne 24 orët e fundit:
Janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.
VLORË– Policia e Shtetit ka gjobitur me 1 milion lekë të vjetra administratorët e tre lokaleve në Vlorë dhe Sarandë, të cilët shkelën ligjin për ndal...
FIER-Një automjet në Bypass-i e Fierit është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtyllas. Shkak për zjarrin ësh...
VLORË- Qyteti i Vlorës është bllokuar sërish nga trafiku. Zona e Lungomares deri në Ujë të Ftohtë gjatë mesditës ka pasur trafik të rënduar, i cili vijon d...
ITALI-Një 40-vjeçare është përdhunuar në grup në Bologna, nga një grup shqiptarësh, rumunësh dhe italianësh. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatën e së enjt...
TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë apel të rinjve sërish për vendosjen e maskës. Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan...
TIRANË -Pak ditë më parë policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Amerikës së Jugut, shkatërruan një organizatë të trafikut të d...
LUSHNJE- Policia e Lushnjes ka proceduar sot një 51-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë duke gërryer shtratin e lumit me mjete të rënda. Në një njoft...
TIRANË –Ermal Pashaj, një nga mjekët i cili u nis më 28 mars drejt Italisë, për të ndihmuar vendin fqinj për të kaluar situtaën e vështirë të COVID-19, ka...
DURRËS- Artur Terziu është arrestuar sot nga Policia, pasi prej muajsht ishte në kërkim. Sipas një njoftimi nga blutë e Durrës, bëhet me dije se Terziu aku...