Sport

Hysaj vendos për të ardhmen e tij, mbrojtësi shqiptar do të luajë me…

25 Korrik 2020, 13:18 Nga DOSJA
Hysaj vendos për të ardhmen e tij, mbrojtësi shqiptar do të

ITALI– Në kohën kur Elseid Hysaj ishte drejt largimit nga Napoli, tani karriera e tij ka marrë një kthesë ndryshe. Pas uljes në stol të Gennaro Gatussos, mbrojtësi shqiptar ka marrë minuta të rëndësishme dhe tani mediat italiane vazhdojnë të rrisin kuotat për qëndrimin e mbrojtësit.

Hysaj me anë të menaxherit të tij kërkon përmirësime të ndjeshme në kushtet financiare dhe për momentin është ky detaji që vonon marrëvshjen, por që nuk rrezikon ta prishë atë. Kjo edhe për faktin që futbollisti shqiptar kërkon të vijojë karrierën me Napolin.

Kjo konfirmohet edhe nga daljet e fundit mediatike, ku Hysaj nuk i ka kursyer elozhet për trajnerin e tij.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gattuso hysaj napoli gattuso hysaj napoli

Sondazh

Poll