Sport

Salah “tremb” Liverpool, jep shenja lamtumire: Nuk e di ç’do të ndodhë me të ardhmen time

25 Korrik 2020, 16:07 Nga DOSJA
Salah “tremb” Liverpool, jep shenja lamtumire: Nuk e di

ANGLIMohamed Salah mund të konsiderohet padyshim si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Egjiptiani ka luajtur një rol kryesor në arritjet e klubit si Champions League dhe Premier League. Këto arritje si duket e kanë ngopur sulmuesin i cili deklaroi se mund të largohet nga klubi anglez.

“Thjesht dua të shijoj momentin. Askush nuk e di të ardhmen dhe se çfarë do të ndodhë. Kam fituar Premier League-n me Liverpoolin, Championsin … jam i lumtur.”

Salah është përfolur më parë parë për një transferim të mundshëm te Real Madridi, por Liverpool nuk ka gjasa ta shesë këtë verë futbollistin, aq më tepër kur kriza e koronavirusit i ka vënë në vështirësi financiare klubet e mëdha, që duket se kanë hequr dorë nga “çmenduritë” e merkatos.

 E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jurgen klopp liverpool salah jurgen klopp liverpool salah

Sondazh

Poll