Sport

Frikësoi PSG dhe u largua me paterica, publikohen rezultatet e analizave të Kylian Mbappe, futbollisti do të…

25 Korrik 2020, 13:29 Nga DOSJA
Frikësoi PSG dhe u largua me paterica, publikohen rezultatet e analizave

FRANCË-Kylian Mbappe i është nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme dhe që kanë përcaktuar diagnozën e saktë për dëmtimin që pësoi në finalen e Kupës ndaj Saint-Ettiene. Nga analizat e fundit rezulton se lojtari nuk e ka thyer kyçin e këmbës, por ka dëmtuar pjesën e jashtme të kyçit.

Pavarësisht se është larguar frika e dëmtimit më të rëndë, përsëri ylli i futbollit rrezikon të mos luajë në sfidën e 12 gushtit kundër Atalantës në Ligën e Kampioneve.

I kthyer në dhomat e zhveshjes, Mbappe më pas doli në pankinë për pjesën e dytë me paterica e një mbrojtëse të kaviljes e në fund mori pjesë në ceremoninë e medaljeve të Psg për trofeun e sapofituar. Megjithatë, pas 3 ditësh do të vendoset përfundimisht, Mbape do të luajë kundër Atalantës.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta champions league kylian mbappe psg atalanta champions league kylian mbappe psg

Sondazh

Poll