Bota

“Serbët detyruan vëllain të dhunojë motrën”, ish-ushtarja e UÇK rrëfen e grave gjatë luftës

26 Korrik 2020, 06:21 Nga DOSJA
“Serbët detyruan vëllain të dhunojë

KOSOVË- Ish-ushtarja e UÇK-së, Shkëndije Hoda, ka rrëfyer për përjetimet e grave të dhunuara gjatë luftës. Në një intervistë në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, Hoda tha se ka shumë gra të cilat ende nuk iu kanë rrëfyer bashkëshortëve të tyre për atë që kanë përjetuar.

Ka gra që nuk i kanë rrëfyer burrave të vet, ka prej tyre që burrat i janë ndarë, ndërsa ka edhe raste në Gjakovë kur familja më nuk i ka pranuar, i ka larguar. Problemi i grave që nuk ju kanë rrëfyer burrit atë që ka ndodh tash ato kur t’i marrin pensionin. 187 raste janë që i kam identifikuar vetëm unë kur kam qenë në uniformë. Vetëm në komunën e Gjakovës ka me mijëra, flitet që janë mbi 20 mijë, por unë mendoj se janë më shumë”, u shpreh ajo.

Më tej ish-ushtarja tha se ka pasur dhe raste që serbët kanë detyryar vëllain për të dhunuar motrën dhe këto trauma vijojnë edhe sot në shumë familje.

E kemi një rast që nuk po mundemi me bind familjen me u pajtu. E kemi një rast që pasi e kanë dhunu, e kanë detyruar edhe vëllain me dhunu motrën. Ai është rast shumë i rëndë. Sa herë që vjen vëllai nga jashtë, motra shkon në pushim diku. Ata nuk mund të takohen asnjëherë se nuk mund të shihen në sy”, u shpreh Hoda.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni krimet serbe ne kosove lufta në kosovë shkendije hoda krimet serbe ne kosove lufta në kosovë shkendije hoda

Sondazh

Poll