Bota

E pabesueshme! Shkencëtarët shpikin testin që zbulon kancerin 4 vite para se të shfaqet

25 Korrik 2020, 20:33 Nga DOSJA
E pabesueshme! Shkencëtarët shpikin testin që zbulon kancerin 4

Një ekip ndërkombëtar studiesish ka zhvilluar një test jo-invaziv të gjakut që mund të zbulojë nëse një individ ka një nga pesë llojet e zakonshme të kancereve katër vjet para se kanceri të shfaqej tek njeriu.

Testi, i cili quhet ‘PanSeer’ zbulon kancerin e stomakut, ezofagut, kolorektalit, mushkërive dhe mëlçisë.

“Qëllimi përfundimtar do të ishte kryerja e testeve të gjakut si kjo në mënyrë rutinore gjatë kontrolleve vjetore të shëndetit. Por më kryesorja tani është testimi i njerëzve në rrezik më të lartë, bazuar në historinë familjare, moshën ose faktorët e tjerë”, tha Kun Zhang, një nga autorët kryesore të këtij studimi.

Ky zbulim është i rëndësishëm sepse mbijetesa e pacientëve me kancer rritet ndjeshëm kur sëmundja identifikohet në fazat e hershme.  Analiza PanSeer ka shumë të ngjarë të identifikojë pacientët që tashmë kanë rritje të qelizave kanceroze, por mbeten asimptomatike për metodat aktuale të zbulimit. Studiuesit ekzaminuan mostrat e gjakut në më shumë se 600 individë të regjistruar në një studim shëndetësor 10-vjeçar të kryer në mes 2007 dhe 2017.

Teknika, e zhvilluar gjatë një dekade, është krijuar për të zbuluar sëmundjen asimptomatike bazuar në një proces biologjik të quajtur analiza të metilimit të ADN-së. 

Kanceri është një shkak kryesor i vdekjes në të gjithë botën, që përbën gati 10 milion vdekje në vit. Në vitin 2018, kanceri i mushkërive shkaktoi 1.76 milion vdekje, kanceri i zorrës së trashë 862,000 vdekje, kanceri i stomakut 783,000 vdekje , kanceri i mëlçisë 782,000 viltima dhe kancerin e ezofagut 508,000 vdekje.

Burimi:.sciencealert

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kun zhang zbulohet testi i kancerit kun zhang zbulohet testi i kancerit

Sondazh

Poll