Bota

Zbulohen shifrat, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 756 mjekë e infermierë

26 Korrik 2020, 05:39 Nga DOSJA
Zbulohen shifrat, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

TIRANË- Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë deri tani janë prekur nga COVID-19, 756 personel shëndetësorë dhe 3 mjekë kanë humbur jetën.

Këto shifra bëhen publike nga zëdhënësi Hoti, i cili ka bërë thirrje që të respektohen në maksimum masat mbrojtëse. Më tej ai shkruan se humbja e çdo mjeku/infermieri apo profesionisti tjetër shëndetësor i bënë të gjithë më më të ekspozuar dhe më të pambrojtur para këtij virusi.

“Që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19 në Kosovë (13 mars 2020) e deri më sot, 756 profesionistë shëndetësor janë prekur nga ky infeksion (brenda dhe jashtë institucioneve shëndetësore). Këtë javë kemi humbur tre profesionistë të nderuar të mjekësisë kosovare: profesorin Sylejman Rexhepi, kirurgun Ali Tolaj dhe mjekun familjar Fadil Zuka. Personeli shëndetësor nuk kanë nevojë që të tjerët t’u tregojnë atyre si ta bëjnë punën, ata kanë nevojë që secili të bëj kujdes maksimal, të zbatojë masat e thjeshta si bartja e maskës mbrojtëse, ruajtja e distancës (sociale e fizike) dhe higjienës.

Kështu atyre u lehtësohet puna. Humbja e çdo mjeku/infermieri apo profesionisti tjetër shëndetësor na bën të gjithëve më më të ekspozuar dhe më të pambrojtur para këtij virusi që nuk njeh moshë, gjini, profesion, pozitë apo opozitë dhe që infekton e vret pa mëshirë. #Kujdes, mos u anko pastaj!”, shkruan Hoti.

Nga ana tjëtër  Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se më shumë se 400 punëtorë shëndetësorë janë të infektuar me koronavirusin e ri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni faik hoti koronavirusi ne kosove faik hoti koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll