Art&Argëtim

ME FOTO: Gjendet Ferrari në fund të detit, e kishin vjedhur 33 vite më parë. Ja si duket pas 3 dekadash nën ujë

25 Korrik 2020, 15:58 Nga DOSJA
ME FOTO: Gjendet Ferrari në fund të detit, e kishin vjedhur 33 vite

HOLLANDË- Një Ferrari Mondial u zbulua nga disa zhytës pjesë e ekipit të zjarrëfikses së Hollandës në kohën që ata po stërviteshin. Pas nxjerrjes në breg të makinës nga forcat e ushtrisë dolën në përfundimin që “zbulimi” ishte një makinë e vjedhur 33 vite më parë në 1987.

Pas disa ekzaminimesh të kryera u zbulua se me këtë makinë nuk ishin bërë asnjë krim dhe se ata nuk gjetën asnjë provë që të tregonin indetitetin e hajdutëve. Pas të gjitha procedurave të kryera makina iu kthye pronarit të saj të ligjshëm, e cila është një kompani sigurimesh. 

Ndërsa policia në një deklaratë lidhur me zbulimin u shpreh se: “Hetimi nuk ka zbuluar ndonjë krim tjetër përveç vjedhjes. Makina ka ndryshuar plotësisht dhe do të rikuperohet.”

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur ferrari i humbur ferrari mondial ferrari i humbur ferrari mondial

Sondazh

Poll