Bota

Talat Xhaferi shtrohet në spital, dyshohet se është infektuar me COVID-19

25 Korrik 2020, 06:01 Nga DOSJA
Talat Xhaferi shtrohet në spital, dyshohet se është infektuar me

MAQEDONI E VERIUT-  Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shtruar në spital. Sipas mediave vendase mësohet se Xhafaeri ka shkuar dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, por ende nuk qartësohet nëse ai është infektuar me COVID-19 apo jo.

Xhaferi gjatë disa ditëve të fundit, ka pasur probleme shëndetësore sipas bashkëpunëtorëve të tij. Nga ana tjetër mësohet se deri tani gjendja shëndetësore e kreut të Kuvendit paraqitet e mirë dhe nuk rrezikon jetën.

Ndërkohë, parlamenti i ri i dalë pas zgjedhjeve të 15 korrikut duhet të mblidhet në fillim të muajit gusht dhe këtë seancë e thërret kryetari në largim i parlamentit, që është vetë Xhaferi.

Sipas rregullores së parlamentit, kryetari i tij cakton seancën themeluese të përbërjes së re parlamentare, njëzet ditë pasi të jenë zyrtarizuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare. Nëse ai/ajo nuk është në gjendje të jetë i pranishëm në seancë, atëherë atë e drejton deputeti më i vjetër në moshë. Në seancën e parë zgjidhet gjithashtu kryetari i ri i parlamentit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kreu i kuvendit ne maqedoni talat xhaferi kreu i kuvendit ne maqedoni talat xhaferi

Sondazh

Poll