Bota

Koordinatori i Kosovës në dialogun me Serbinë: Roli i SHBA në këtë proces është i pazëvendësueshëm

25 Korrik 2020, 05:41 Nga DOSJA
Koordinatori i Kosovës në dialogun me Serbinë: Roli i SHBA

KOSOVË- Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka zhvilluar një takim me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker. Në një reagim në mediat sociale, teksa ka publikuar dhe një foto nga takimi me Reeker, Hyseni shkruan se krahas Bashkimit Evropian, roli i Shteteve të Bashkuara në procesin e këtyre bisedimeve Kosovë-Serbi është i pazëvendësueshëm.

Më tej ai shton se përkushtimi i palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi.

Pata knaqësinë të takoja sot në Bruksel Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, mikun tim të kahmotshëm, Philip Reeker. Gjatë këtij takimi shumë të përzemërt, me ambasadorin Reeker bëmë një bisedë të hapur rreth zhvillimeve në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në dialogun e rinisur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Krahas BE-së, theksova se roli I SHBA-ve në këtë process është i pazëvendsueshëm. Mirëprita përkushtimin e palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse”, shkruan Hyseni.

Skënder Hyseni është zgjedhur nga kryeministri Avdullah Hoti, që të drejtojë dialogun teknik Kosovë-Serbi. Zgjedhja e Hysenit duket se ka lëkundur dhe koalicionin, pasi aleatët në qeveri janë shprehur të kënaqur pasi nuk kanë qenë të informuar për këtë gjë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi philip reeker skender hyseni dialogu kosove-serbi philip reeker skender hyseni

Sondazh

Poll