Aktualitet

25 Korrik 2020, 05:24 Nga DOSJA

TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka analizuar situatën e pandemisë në Shqipëri dhe ka treguar se cilat kanë qenë vendimet e duhura dhe të gabuara të qeverisë. Në një intervistë në emisionin “Provokacia”, Dasho u shpreh se vendosja e karantinës në fillim të pandemisë ishte një vendim i duhur, por për të nuk duhet të ishte zgjatur aq shumë.

Më tej Dasho u shpreh se në spitalet tona ka mungesë të theksuar të burimeve njerëzore dhe shprehet se sistemi shëndetësor duhet të jetë autonom dhe mjekëve tu kthehet prestigji. Dasho shton se istemi ynë shëndetësor aktualisht është në nivele afrikane dhe situatën e sheh të zymtë.

Ekspert i Shëndetit Publik thotë se situata në vend është dramatike ndërsa kritikon ministrinë se e ka kuptuar vonë seriozitetin e situatës së COVID-19.

Situata është dramatike. Ministrja është terrorizuar me vonese. Problemi është te ata që e këshillojnë gabim. Po e kupton se në çfarë situate kritike ka arritur epidemia. Unë e kam thënë që në maj se epidemia po del nga kontrolli. Jemi në mëshirën e virusit. Shpërthimi në QSUT ishte kambanë alarmi.  U thashë, kujdes se po hyn virusi në sistemin shëndetësor. Kjo ishte pika fatale ne Lombardi. Spitali është thembra e Akilit, kjo ishte pika shkatërruese për epideminë në Shqipëri”, shtoi ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion dasho masat kunder covid 19 situata e covid19 erion dasho masat kunder covid 19 situata e covid19

Sondazh

Poll