Sport

VIDEO/ Ndërhyrje horror ndaj Mbappe, lojtari i PSG largohet mes lotëve në finalen e Kupës

24 Korrik 2020, 20:44 Nga DOSJA
VIDEO/ Ndërhyrje horror ndaj Mbappe, lojtari i PSG largohet mes lotëve

FRANCË-Rifillimi i futbollit në Francë duhej të ishte më i lumtur sesa kaq për Kylian Mbappe. Ylli i skuadrës së Paris Saint Germain, u detyrua të braktiste fushën në minutën e 33-të për shkak se lojtari i Saint-Etienne, Perrin bëri një ndërhyrje horror që i kushtoi shtrenjtë pasi u largua me karton të kuq.

 

Pas disa minutash trajtimi, 21-vjeçari u largua nga fusha me lot në sy, çka duket se dëmtimi nuk pritet të jetë i lehtë për të. Me pamjet e transmetuara, kyçi i këmbës së djathtë shkoi shumë keq për Mbappe, një ndërhyrje e tillë shkaktoi edhe tension në fushën e lojës me arbitrin që u detyrua të nxirrte katër herë kartonin e verdhë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mbappe psg saint etienne mbappe psg saint etienne

Sondazh

Poll