Sport

Rashica me klub të ri në Bundesligë, shihet si zvendësuesi ideal i Jadon Sancho

24 Korrik 2020, 19:46 Nga DOSJA
Rashica me klub të ri në Bundesligë, shihet si zvendësuesi

GJERMANI- Milot Rashica do të qëndrojë në Bundesligë dhe sezonin e ardshmëm, kjo pasi dhe Borusia Dortmund ka treguar interes për të pasur shërbimet e sulmuesit nga Kosova. Sipas mediave të huaja, Rashica shihet si sulmuesi ideal për të zvendësuar Jadon Sancho nëse ky i fundit vendos të shkojë te Mançester Junajdit.

Për këtë të fundit ofertat tunduese që shkojnë deri në 90 milion paund dhe është çështje kohe para se ai të bëhet ylli i radhës në Premier League. Dhe nëse kjo transfertë ndodh përfiton edhe 24-vjeçari nga Kosova sepse mund të bëhet pjesë e një klubi elitar gjerman si Borusia Dortmund.

Gjithashtu edhe Leipzig dëshiron që të ketë shërbimet e Rashicës, pas paraqitjes të shkëlqyer që bëri këtë sezon te Verder Bremen.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport borusia dortmund bundesliga milot rashica borusia dortmund bundesliga milot rashica

Sondazh

Poll