Sport

Futbollisti i Juventus “abonohet” me infermierinë, mbyll para kohe sezonin dhe do të mungojë në ndeshjet e Champions Lea

24 Korrik 2020, 15:54 Nga DOSJA
Futbollisti i Juventus “abonohet” me infermierinë, mbyll para

ITALI-Juventus po shkon drejt titullit të 9 kampion radhazi në Itali, por tani duhet të mendojë edhe për ndeshjen e Champions League kundër Lyon.Ndeshja e parë zhvilluar në Francë përfundoi 1-0 në favor të Lyon dhe bardhezinjtë do të tentojnë ta kthejnë situatën në favorin e tyre.  Përveç shumë çështjeve që duhet të zgjidhë brenda skuadrës, trajneri Maurizio Sarri ka marrë një lajm të keq edhe nga infermieria ditën e sotme, pasi ka mësuar se nuk do të mund të mbështetet më te braziliani Douglas Costa.

Ky i fundit ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së dytë dhe ka mbyllur para kohe sezonin, ndërsa gjasat më të mëdha janë që të mos jetë në dispozicion të Sarrit as për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, që do të luhen në muajin gusht.

Sipas komunikatës së mjekëve të Juventusit, gjendja e sulmuesit brazilian pritet të vlerësohet pas 15 ditësh dhe tani është e sigurt që do të mungojë në ndeshjen ndaj Lyonit më 6 gusht, ndërsa vetëm nëse bardhezinjtë do t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni mund ta kenë të dispozicion për finalen.Kjo nuk është hera në këtë sezon për brazilianin që dëmtohet.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league douglas costa juventus lyon champions league douglas costa juventus lyon

Sondazh

Poll