Sport

Barcelona kthehet në “supermarket”, klubi nxjerr në shitje 12 lojtarë

24 Korrik 2020, 14:08 Nga DOSJA
Barcelona kthehet në “supermarket”, klubi nxjerr në shitje

SPANJË-Barcelona ka një problem të madh, pasi i duhet të shesë një numër të madh futbollistësh në një periudhë krize financiare. Katalanasit duan të arkëtojnë para, duke shitur disa prej lojtarëve që nuk i kanë në plane dhe që atyre mund t’u sjellin të ardhura të rëndësishme për të blerë objektivin kryesor të merkatos, sulmuesin Lautaro Martinez.

“Marca” shkruan se është një formacion i tërë në shitje, duke nisur me portierin Neto, e duke vazhduar më pas me Nelson Semedo, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Ivan Rakitic, Arturo Vidal, Ousmane Dembele dhe Martin Braithwaite.

Gjithashtu Barcelona dëshiron edhe disa lojtarë të tjerë, të cilët do të rikthehen nga huazimi. Philippe Coutinho është emri më i spikatur, që pasohet nga të tjerë futbollistë, si Carles Alena, Rafinha Alcantara dhe Jean-Clair Todibo.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona marca spanje barcelona marca spanje

Sondazh

Poll