Sport

Koronavirusi “pushton” ekipin e famshëm, 26 pjesëtarë të prekur,shtyhet ndeshja

24 Korrik 2020, 13:33 Nga DOSJA
Koronavirusi “pushton” ekipin e famshëm, 26 pjesëtarë

RUMANI-Koronavirusi pushton ekipin rumun të Cluj.Në testet e fundit 16 futbollistë dhe 10 anëtarë të stafit rezultojnë të infektuar dhe për 14 ditë duhet të qëndrojnë të izoluar.Në këtë mënyrë, ndeshja që ishte programuar për t’u luajtur këtë fundjavë, Cluj-Botosani është shtyrë për një datë tjetër.Kur kanë mbetur edhe 3 javë në përfundim të kampionatit, Cluj renditet në vendin e 2-të,katër pikë larg kryesuesit që mbahet nga Craiova.

Duhet thënë se këto nuk janë rastet e para me COVID-19 në futbollin rumun, pasi të prekur ka pasur edhe te Dinamo, Botosani, dhe Universitatea Craiova, sikurse edhe në ekipe të ligës së dytë. Concordia Chiajna, Petrolul Ploiesti and FC Arges janë prekur dhe mes tyre e ka pësuar edhe Armando Vajushi, shkodrani që është pjesë e Petrolul.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cluj koronavirusi rumani cluj koronavirusi rumani

Sondazh

Poll