Bota

Publikohet Studimi i ri në SHBA/ 40% e personave që vdiqën nga COVID-19 vuanin nga diabeti

24 Korrik 2020, 20:25 Nga DOSJA
Publikohet Studimi i ri në SHBA/ 40% e personave që vdiqën nga

SHBA– Amerika është një nga vendet më të prekura nga Covid-19 ndërkohë së funmi një studim i ri ka treguar se i 40% e personave që kanë humbur betejën me Covid-19, vuanin nga diabeti ku shumica e tyre ishin në moshën 65 vjeç.

Jonathan Wortham, një nga epidemiologët që drejtoi studimin, i quajti gjetjet “jashtëzakonisht të qarta”, me ndërlikime serioze për ata që vuajnë nga diabeti.

Sipas një studimi tjetër të agjencisë “Reuters” u identifikua një normë e lartë diabeti në mesin e atyre personave që kishin vdekur nga COVID-19 në 12 shtete dhe në kryeqytetin e vendit Uashington.

Shkalla e vdekshmërisë nga diabeti ështe rritur që nga viti 2009 dhe tejkalojnë shumicën e vendeve të tjera të industrializuara. Komunitetet e afrikano-amerikanëve dhe latino-amerikanëve vuajnë nga diabeti në nivele më të larta se amerikanët e bardhë dhe janë prekur gjithshtu në mënyrë të shpërpjestuar nga COVID-19.

“Diabeti është tashmë një pandemi e ngadaltë ndërsa COVID-19 është përplasur si një valë e shpejtë”, thotë Elbert Huang, profesor i mjekësisë dhe drejtor i Qendrës së universitit të Çikagos për Kërkime e Politika mbi Sëmundjeve Kronike.

Mbajtja nën kontroll e diabetit, ndër masat më të mira për t’u mbrojtur kundër COVID-19, është bërë më e vështirë pasi pandemia ka krijuar probleme me kujdesin mjekësor, mundësinë për aktivitet fizik dhe rutinën e shëndetshme ushqimore.

Çmimi i lartë i insulinës gjithashtu ka detyruar disa njerëz të vazhdojnë të punojnë, që ta paguajnë ilaçin thelbësor, duke i ekspozuar ata përballë rrezikut ndaj virusit në mënyrë që të kenë mundësi. Ndërsa vendi po përballet me një krizë ekonomike, miliona amerikanë kanë humbur vendet e punës e tyre dhe sigurimin shëndetësor që ua paguante punëdhënësi.

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë duhet të kishin bërë më shumë për të theksuar kërcënimin për njerëzit me diabet dhe për të lehtësuar frikën e tyre për vizita në spital, tha ai duke shtuar se ata duhet të përqëndroheshin më shumë tek ndihma që pacientët të menaxhojnë gjendjen e tyre në shtëpi.

Hartuesit e politikave kishin paralajmërim gjerësisht se COVID-19 paraqiste një rrezik të lartë për pacientët me diabet. Në vitin 2003, gjatë shpërthimit të koronavirusit të njohur si SARS, më shumë se 20 për qind e personave që humbën jetën vuanin nga diabeti.

Në vitin 2009, gjatë pandemisë së gripit H1N1, pacientët me diabet u përballën trefish me rrezikun e shtrimit në spital. Kohët e fundit në vitin 2012, kur u shfaq sindromi i frymëmarrjes MERS, një studim zbuloi se 60 për qind e pacientëve që u shtruan në repartet e kujdesit intensiv apo humbën jetën, vuanin nga diabeti.

“Megjithatë pandemia e COVID-19, ka zbuluar ndërlikime të panjohura më parë pasi po zgjat më shumë dhe ka infektuar shumë më shumë njerëz sesa epidemitë e mëparshme të koronavirusit”- thotë Charles S. Dela Cruz, një mjek-shkencëtar i universitetit “Yale” dhe Drejtor i Qendrës së Hulumtimi.

Mjekët paralajmërojnë se pandemia e koronavirusit mund të çojë në një rritje të ndërlikimeve të lidhura me diabetin dhe numër më të madh shtrimesh në urgjencë, humbje të shikimit, sëmundje të veshkave dhe dializë.

“Frika ime është që ne do të shohim një cunami problemesh pasi kjo të përfundojë”, thotë Andrew Boulton, president i Federatës Ndërkombëtare të Diabetit.

Studiuesit janë përpjekur prej muajsh të tërë për të zbuluar lidhjet mes diabetit dhe koronavirusit, duke zbuluar një seri dobësish. Virusi sulmon zemrën, mushkëritë dhe veshkat, organet të dobësuara tek shumë pacientët me diabet.

Sipas studime COVID-19 gjithashtu vret më shumë njerëzit e moshuar, obezët ose ata me tension të lartë, shumë prej të cilëve gjithashtu kanë diabet.

Marrë nga:.reuters.

Përshtati në shqip nga: A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota  jonathan wortham charles s. dela cru elbert huang koronavirusi ne bote  jonathan wortham charles s. dela cru elbert huang koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll