Bota

BE heq dorë nga ‘Covax’: Vaksina e OBSH-së është shumë e shtrenjtë

24 Korrik 2020, 18:40 Nga DOSJA
BE heq dorë nga ‘Covax’: Vaksina e OBSH-së është

BE nuk do të sigurojë vaksinat kundër koronavirusit përmes programit global Covax, që drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kjo pasi BE e shikon prodhimin e  saj si një process të ngadaltë dhe me një kosto shumë të lartë.

“Përdorimi i Covax do të sjellë çmime të larta dhe vonesa në furnizim,” tha një nga përfaqësuesit e BE.

Sipas Ruters çmimi që po synon ‘Covax’ për çdo vaksinë të Covid-19 është 40 dollarë secila ndërkohë  BE po zhvillon aktualisht bisedime me disa kompani farmaceutike në lidhje me dozat e vaksinës që mund të kushtojnë më pak se aq. Këto kompani janë Moderna, Sanofi, Johnson%Johnson, BioNTech dhe CureVac.

Ndërkohë një zyrtarë i lartë ka thënë se, komuniteti ndërkombëtar dëshiron që vaksinat të jenë në dispozicion deri në fund të vitit dhe ky afat nuk është i realizueshëm nga ‘Covax’. Pas vendimit të BE-së OBSH-ja nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me këtë çështje.

Sakaq një zëdhënëse e Covax tha në lidhje me çmimin prej 40 dollarë për dozë se është aktualisht e pamundur që të parashikosh sa do jetë çmimi për dozë.

Mediat e huaja shtojën se vendimi i BE do të jetë një goditje për kompaninë që prodhon Covax, që synon të garantojë vaksina për këdo.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina kunder covid-19 vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll

Bota 24 Korrik 2020, 17:44

KOSOVË– Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ditën e sotme gjatë fjalimit të tij në Kuvend është tallur me kryetaren e Kuvendit pasi kjo e fundit ditën e dj...