Bota

Në nder të 164 infermierëve që humbën jetën në luftën kundër COVID-19, kolegët bëjnë gjestin e jashtëzakonshëm, ve

24 Korrik 2020, 18:12 Nga DOSJA
Në nder të 164 infermierëve që humbën jetën

SHBA– Mjekët dhe infermierët në të gjithë botën kanë qenë në vijën e parë në luftën kundër Covid-19 ku shumë prej tyre kanë sakrifikuar dhe jetën për të shërbyer qytetarëve të infektuar me koronavirus. SHBA-ja është një vendet më të prekura në botë ku deri më tani kanë humbur jetë mijëra jetë dhe infektuar miliona të tjerë dhe mes tyre edhe punonjës shëndetësore.

Së fundmi një grup inferemierësh u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë për të kujtuar kolegët e tyre të cilët humbën jetën si pasojë e COVID-19.

Në shenjë simbolike, ato vendosën 164 palë këpucë para Shtëpisë së Bardhë, për të rikujtuar çdo infermier që ka humbur jetën teksa punonin në luftën kundër COVID-19.

Ndërkohë presidenti i infermierëve, Jean Ross në një intervistë për mediat e huaja tha se shumë njerëz i kanë quajtur infermierët “heronj” gjatë pandemisë. Ndërkohë një infermiere ka thënë: Ne po sëmuremi. Ne po vdesim së bashku me punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor. Ka gjëra që qeveria jonë mund të bëjë. Kjo është një gjendje kritike,” tha një infermiere.

Infermierët me NNU, një bashkim mbarëkombëtar i infermierëve të regjistruar, jo vetëm që u mblodhën në Kapitol për të kujtuar jetët e humbura, por edhe për të kërkuar më shumë vëmendje nga qeveria.

Grupi po kërkon që Senati të miratojë Aktin HEROES, i cili do të sigurojë pajisje të nevojshme personale mbrojtëse (PPE) dhe mbrojtje rregullatore për punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së përparme, sipas një njoftimi për shtyp nga NNU.

Burimi: .cbsnews.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi en bote shba koronavirusi en bote shba

Sondazh

Poll

Bota 24 Korrik 2020, 17:44

KOSOVË– Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ditën e sotme gjatë fjalimit të tij në Kuvend është tallur me kryetaren e Kuvendit pasi kjo e fundit ditën e dj...