Bota

Parandalimi i Covid-19/  Franca vendos, testime të detyrueshme për udhëtarët nga 16 vende të botës, Shqipërinë e përja

24 Korrik 2020, 19:16 Nga DOSJA
Parandalimi i Covid-19/  Franca vendos, testime të detyrueshme

FRANCË– Ditën e sotme kryeministri francez Jean Castex ka njoftuar se ushëtarët që do të futen në vend do të kryejnë tesime të detyrueshme për të parandaluar pandeminë e Covid-19.

Ai ka deklaruar se kjo vlen për udhëtarët që vijnë nga 16 vende në rrezik, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Sipas tij këto vendime janë marrë gjatë Këshillit të Mbrojtjes të përqendruar në përhapjen e epidemisë së koronavirusit në të gjithë botën. Kryeministri tha se kjo masë është vendosur që në vend të ketë më shumë gjurmime të rasteve dhe e njëjta masë do të merret edhe në porte. Po ashtu ai ka shtuar se rastet pozitive do të futen në karantinë.

“Ne e dimë se në një numër të këtyre vendeve, nuk ka një strategji shqyrtimi dhe se qasja në teste është e vështirë, si rezultat i së cilës ne kemi vendosur të përgjithësojmë testet pas mbërritjes”, – tha ai.

Sipas mediave të huaja do të kryejnë testime personat që vijnë nga këto shtete ku në to nuk përfshihet Shqipëria dhe mesa duket Franca nuk e ka konisderuar si një vend me rrezik për shkak të Covid-19.

Shtetet e Bashkuara

Izraeli

Algjeria

Turqia

Afrika e Jugut

Brazili

Kili

Emiratet e Bashkuara Arabe

India

Meksika

Serbia

Katari

Mali i Zi

Panamaja

Peruja

Kuvajti

Burimi:tekdeeps

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jean castex jean castex

Sondazh

Poll

Bota 24 Korrik 2020, 17:44

KOSOVË– Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ditën e sotme gjatë fjalimit të tij në Kuvend është tallur me kryetaren e Kuvendit pasi kjo e fundit ditën e dj...