Bota

Sateliti rus/ SHBA-ja dhe Britania akuzohen për “shtrembërim të së vërtetës”

24 Korrik 2020, 18:57 Nga DOSJA
Sateliti rus/ SHBA-ja dhe Britania akuzohen për

RUSI- Akuzat nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar se Rusia ka testuar së fundmi  një armë anti-satelitore në hapësirë janë “një e vërtetë shtrembëruese”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

“Testet e kryera më 15 korrik nuk kanë përbërë kërcënim për anijet e tjera kozmike“, tha ministria, duke shtuar se nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Meidat bëjnë të ditur se Moska më herët ka deklaruar se ka përdorur teknologji të re për të kontrolluar pajisjet e saj hapësinore, por  SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar thanë se janë të shqetësuara për aktivitetin satelitor të Rusisë.

“Jemi të shqetësuar për mënyrën se si Rusia testoi një nga satelitët e saj, duke lëshuar një predhë me karakteristikat e një arme”, tha të enjten kreu i drejtorisë hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar, Harvey Smyth.

Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu tha se ka vërejtur se Rusia ka përdorur atë që “duket se është armë anti-satelitore brenda orbitës”.

Në një deklaratë ditën e sotme, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se një nga satelitët “inspektorë” rusë “ka kontrolluar një anije kozmike ruse në distancë të afërt, duke përdorur aparate të specializuara të anijeve hapësinore”. Ajo tha se operacioni “nuk ka shkelur asnjë normë ose parim të ligjit ndërkombëtar”.

Ministria tha se: SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar po bëjnë përsëri përpjekje për ta paraqitur situatën në një mënyrë të shtrembëruar, me qëllim që t’i justifikojnë hapat e tyre për të vendosur armë në hapësirë.

Rusia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Kina janë në mesin e më shumë se 100 vendeve që kanë nënshkruar një traktat hapësinor, i cili kërkon që hapësira e jashtme të eksplorohet nga të gjithë dhe thjesht për qëllime paqësore. Traktati po ashtu thotë se armët nuk duhet të vendosen në orbitë ose në hapësirë.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mbreteri e bashuar rusi shba mbreteri e bashuar rusi shba

Sondazh

Poll

Bota 24 Korrik 2020, 17:44

KOSOVË– Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ditën e sotme gjatë fjalimit të tij në Kuvend është tallur me kryetaren e Kuvendit pasi kjo e fundit ditën e dj...