Sport

13 vite që nuk arrinin Champions League, Simone Inzaghi “ngre në qiell” Igli Taren: Jam me fat që…

24 Korrik 2020, 12:55 Nga DOSJA
13 vite që nuk arrinin Champions League, Simone Inzaghi “ngre në

ITALI– Oreksi vjen duke ngrënë dhe te Lazio donin shumë në këtë sezon, pasi kërkohej që t’i merrej Juventusit titulli kampion. Kryeqytetasit nisën disa humbje radhazi dhe tifozët e skuadrës nisën menjëherë të sulmonin lojtarët e tyre, ndërsa nga ana tjetër nuk mund të mungonin edhe ulërimat e Lotitos. Por kur shihet me kokën mbrapa, kuptohet sesa larg ke shkuar. Fitorja me përmbysje përballë Cagliari i dha fund kësaj dileme, Strakosha dhe pjesa tjetër e Lazios do të luajnë në skenën më të rëndësishme në Europë. Në konferencë për shtyp, trajneri Simone Inzaghi feston këtë sukses:

“Më vjen pak keq që dolëm nga gara për titull, pas rikthimit nuk e kisha grupin e plotë. Merkato? Duhet të përmirësohemi dhe të zgjerojmë grupin. Për fat të mirë kam një drejtor sportiv si Tare, i cili e di këtë gjë dhe ka punuar shumë mirë në këto vite. Është normale që ai më kupton dhe bashkëpunon me mua, kam shumë besim tek ai. Përfundon trajneri i Lazios.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare lazio simone inzaghi igli tare lazio simone inzaghi

Sondazh

Poll