Bota

Pompeo e akuzoi si ‘i blerë nga Kina’/ Reagon kreu i OBSH-së reagon ndaj akuzave: Është e pavërtetë dhe e papranueshme

24 Korrik 2020, 16:42 Nga DOSJA
Pompeo e akuzoi si ‘i blerë nga Kina’/ Reagon kreu i

Ditën e sotme, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u është përgjigjur akuzave të hedhura nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i cili ka deklaruar se drejtuesi i OBSH është i “blerë” nga Kina.

Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se pretendime të tilla janë “të pavërteta dhe të papranueshme” dhe  se vendet duhet të fokusohen në shpëtimin e jetëve gjatë pandemisë së koronavirusit, si përgjigje ndaj akuzave të Pompeo.

Sekretari amerikan Pompeo i bëri akuzat ndaj Adhanom gjatë një mbledhjeje private me deputetët britanikë në Londër.

 “Nuk mund të shkosh e të bësh kërkesa për rajone detare për të cilat nuk ke pretendime të ligjshme. Nuk mund të kërcënosh vendet dhe t’i bullosh në Himalaje. Nuk mund të përfshish në operacione të fshehta institucionet ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë”, u shpreh Pompeo.

Burimi: .euronews.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota adhanom ghebreyesus koronavirusi en bote mike pompeo adhanom ghebreyesus koronavirusi en bote mike pompeo

Sondazh

Poll