Bota

Rekord infeksionesh në Poloni, gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 458 raste të reja

24 Korrik 2020, 15:39 Nga DOSJA
Rekord infeksionesh në Poloni, gjatë 24 orëve të fundit

POLONI- Në 24 orët e fundit në Poloni janë regjistruar 458 raste të reja me koronavirus. Sipas mediave të huaja  kjo është shifra më e lartë ditore në më shumë se një muaj. Kështu me rritjen e shifrave të ditës së sotme  numri në total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 42,000 raste.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve ditore është rritur këtë javë si pasojë e shpërthimeve të koronavirusit në tri miniera të qymyrit në rajonin Silesia e Epërme, në jug të Polonisë.

Edhe pas kësaj rritje zëvendësministrja Jadwiga Emileëicz tha se qeveria nuk është duke e shqyrtuar rivendosjen e izolimit dhe se është duke u marrë me zonat në të cilat janë vatrat më të nxehtë.

Mediat kanë njoftuar se minatorët e qymyrit në Poloni përbëjnë 16 për qind të të gjitha rasteve në këtë vend, por shumica e tyre nuk kanë shfaqur simptoma. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 97 për qind janë asimptomatikë. Polonia që nga fillimi i emergjencës janë  regjistruar 1,655 viktima.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në poloni koronavirusi në poloni

Sondazh

Poll